Categories
Lajme

Angelina Jolie flet hapur dhe tregon vendimin që mori pas divorcit me Brad Pitt

Angelina Jolie ka zbuluar se një “ndryshim” në familjen e saj e detyroi atë të kthehej në aktrim.

Aktorja dhe regjisoria fituese e Oskarit së shpejti do të shihet në thrillerin aksion ‘Those Who Wish Me Dead’, i cili shënon një nga rolet e rralla të Jolie.

Përveç Maleficent të vitit 2014 dhe vazhdimin e saj të vitit 2019, Jolie ka punuar kryesisht pas kamerës dekadën e kaluar, duke drejtuar filma të tillë si Unbroken, First They Killed My Father dhe By the Sea, ky i fundit në të cilin ajo luajti me ish-partnerin, Brad Pitt.

Jolie së fundmi ka thënë që ndarja e saj nga Pitt nxiti një kthim në punën e rregullt të aktrimit.

“Unë e dua regjisurën, por pata një ndryshim në situatën time familjare që nuk më bëri të mundur të drejtoj për disa vjet”, tha Jolie për Entertainment Weekly.

“Kisha nevojë të bëja punë me orar më të shkurtër dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri në aktrim.”

Jolie dhe Pitt njoftuan ndarjen e tyre në 2016, me procedurat e divorcit ende në vazhdim pesë vjet më vonë. Në vitin 2017, Jolie e bëri Los Anxhelos bazën e saj të përhershme pasi bleu një pronë luksoze, e zotëruar më parë nga Cecil B DeMille për çmimin prej 24.5 milionë dollarë.

Në ‘Those Who Want Me Dead’, Jolie portretizon një zjarrfikëse e cila duhet të mbrojë një djalë të ri nga vrasësit e punësuar. Ajo gjithashtu tha për Entertainment Weekly se roli është një largim nga filmat e saj të mëparshëm aksion, të cilët përfshijnë Salt and Wanted.

Ky film do të dalë në kinema më datë 17 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *