Categories
Këshilla

Lëng domateje në mëngjes herët: 5 arsye pse duhet ta bëni zakon

Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh.

Më poshtë gjeni vlerat dhe përfitimet nga konsumimi i lëngut të domates herët në mëngjes. Artikulli është përkthyer nga AgroWeb.

Antioksidantët – Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar. Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat.

Nëse e pini lëngun e domates rregullisht në mëngjes, bashkë me një vakt të shëndetshëm, do të jeni më të shëndetshëm. Kujdes: jo ta pini pa ngrënë asgjë tjetër.

Kundër konstipacionit – Një nga mënyrat më të mira për të luftuar konstipacionin është të nisni ditën me lëngun e domates që stimulon sistemin tretës. Domatet janë të pasura me fibër dhe nëse lëngun e tyre e konsumoni rregullisht do të zgjidhni problemin e konstipacionit.

Për zemrën – Enzimat dhe mineralet tek domatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe të pastrojnë qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë ato parandalojnë mpiksjen e gjakut. Lëngu i domates është efikas edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll sheqerin në gjak.

Sistemi imunitar – Lëngu i domates duhet pirë rregllisht në mëngjes për të forcuar sistemin imunitar. Domatet janë të pasura me vitaminat C, A B, D dhe K. Ato përmbajnë gjithashtu antioksidantë, kalium, kalçium, fosfor, hekur dhe sodium. Kjo e bën këtë lëng ideal për sistemin tuaj mbrojtës.

Për lëkurën – Lëngu i domates është sinonim i një lëkure të bukur, të pastër dhe rinore. Antioksidantët tek domatja largojnë papastërtitë dhe e ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj freski dhe rini.

Kundër artritit – Lëngu i domates është aq i pasur me vitamina dhe minerale sa rekomandohet të konsumohet edhe kundër dhimbjeve të artritit. Për të zbutur këto dhimbje, lëngun e domates duhet ta pini çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *