Categories
Lajme

73 vite martesë, Princi Philip deklaroi hapur vetëm një ankesë për mbretëreshën

Ata kanë patur një martesë prej 73 vitesh, dhe të shtunën e kaluar iu dha lamtumira Princit Philip. Sipas burimeve dhe njerëzve që kanë patur afër, mbretëresha Elisabeth dhe princi Philip kanë patur një martesë shumë të bukur, dhe roli i Philipit ka qenë gjithnjë mbështetës.

Si të gjitha marrëdhëniet dhe ai ka patur diçka që nuk i ka pëlqyer apo një arsye për ty ankuar për bashkëshorten e tij!

Sipas biografit të tij, Gyles Brandreth, Duka i Edinburgh-ut ishte shprehur se ajo kalonte shumë kohë në telefon. “Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?”, kujtoi Brandreth.

“Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën. E gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, shtoi biografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *