Categories
Lajme

Dieta e orizit është mënyra më e mirë për të humbur peshë pa qenë të uritur

Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit. Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen. “Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit.

Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit. Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka një avantazh të shtuar. Është më i tretshëm falë madhësisë së vogël të kokrrizave të amidonit.

“Orizi ka përmbajtje të lartë kaliumi, por pak natrium. Për këtë arsye është perfekt për ata që vuajnë nga problemet e fryrjes, celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Orizi gjithashtu nuk përmban gluten, kështu që është i përshtatshëm edhe nga ata që vuajnë nga intolerancat”, shpjegon nutricionistja.

Çfarë të zgjedhësh – Për t’u dobësuar është mirë të përdorni orizin e bardhë, i cili është i pasur me niseshte dhe ka pak fibra, krahasuar me varietet integrale. “Orizi i kuq dhe i zi, për shembull, përmbajnë gjithashtu sasi të lartë antioksidantësh. Ato janë të pasur me flavonoide dhe polifenole. Këto substanca kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore. Favorizojnë drenazhimin e lëngjeve në inde, përgjegjëse për fryrjen.

Preferohet që orizi gjatë kësaj diete të jetë i zier. Në varësi të gatimit lejon reduktimin e amidonit.

Një plan 3-ditor për t’u pastruar

Dita e parë

Mëngjesi: Një filxhan qumësht orizi+2 bisktoa të thata integrale+ një grusht bajame
Dreka: supër orizi (50 gr) dhe thjerrëzash (50 gr) e aromtizuar me rozmarinë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
Darka: 100-150 gr salmon, 50 gr bukë orizi dhe një sallatë perimesh të stinës (të gjalla ose të gatuara), një frut i stinës
Vakte të ndërmejtme: një jogurt me bazë qumësht orizi ose dy galeta orizi me fruta të stinës.

Dita e dytë

Mëngjes: kos me bazë qumësht orizi dhe elb i zier
Dreka: rizoto me shafran, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës
Darka: 100 gr pulë me erëza aromatike, perime të gatuara ose gjalla dhe një frut i stinës
Vakte të ndërmjetme: kos me bazë qumësh orizi ose dy biskota me bazë miell orizi

Dita e tretë

Mëngjesi: kos me bazë qumësht orizi, një frut i stinës, 2 biskota integrale
Dreka: 150 gr peshk romb, 50 gr bukë me bazë miell orizi, perime të gatuara ose të gjalla.
Darka: fritatë furre me perime, 50 gr bukë me bazë miell orizi, një frut i stinës
Vakte të ndërmjetme: 2-3 galeta orizi ose një gotë qumësht orizi me një lugë kafeje kanellë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *