Categories
Lajme

E quajtën “lopë”, Bebe Rexha jep një mesazh të ashpër në shqip për femrat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur të jetë sa më transparente me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe vazhdimisht publikon foto e video pa filtra.

Duke qenë se askush nuk është perfekt, ajo përpiqet të japë mesazhin më të mirë, që gjithkush ta pranojë veten ashtu siç është.

Disa ditë më parë, Bebe ndau në llogarinë e saj në Instagram një video të formave të saj trupore të pamodifikuara, mirëpo komentet s’kanë qenë fort të mira, kryesisht nga ana e shqiptarëve. Shumica e kanë quajtur “lopë” dhe këto komente vinin nga gjinia femërore.

E zhgënjyer nga ky reagim i vajzave shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë në InstaStory një mesazh ku i këshillon ato të mos shfaqin kaq shumë urrejtje dhe bullizim, por të mbështesin më shumë njëra-tjetrën.

“Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ‘një lopë’, ‘është e shpifur’”- ka thënë ndër të tjera Bebe.

Më pas, ajo ka shkruar në shqip: “Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”. Epo, ky ishte një mesazh tepër i qartë dhe i vlefshëm nga këngëtarja shqiptare, e cila ka prekur një temë delikate të vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *