Categories
Lajme

Pastron tërësisht organizmin, ky është çaji me efekte të pabesueshme kuruese

Gjembgomari është një bimë e egër që rritet në mbarë Shqipërinë dhe eksportohet fuqishëm në tregjet e huaja. Farat e bimës, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përpunohen dhe konsumohen kryesisht për pastrimin e mëlçisë.

Kjo bimë është shumë efikase kundër cirrozës hepatike, dhjamosjes së mëlçisë dhe hepatitit.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë. Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë.

Si përgatitet Çaji i Gjembgomarit:

Çaji i gjembgomarit përgatitet duke zier farat e shtypura ose të bluara të bimës. Për përgatitjen e çajit ju nevojiten: 1 lugë gjelle me fara të bluara në pluhur, 2 filxhanë me ujë, 1 lugë çaji mjaltë

Vendoseni ujin në një çajnik dhe lëreni të marrë valë. Më pas fikeni zjarrin dhe hidhni farat e bluara duke i lënë në ujë për 3 deri në 5 minuta. Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan duke shtuar mjaltin për më shumë shije. Pijeni për rreth 15 ditë në muaj.

Vlerat e Çajit të Gjembgomarit: Çaji i gjembgomarit është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti, problemet me tretjen, artriti, ankthi dhe obeziteti. Ky çaj është shumë i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Cirroza e Mëlçisë – Silimarina, përbërësi aktiv i bimës, përbëhet nga flavonoidë të ndryshëm të cilët bëjnë një punë shumë të mirë në riparimin e qelizave të dëmtuara dhe fuqizimin e organit.

Koka – Ky çaj bimor lufton inflamacionin dhe eliminon dhimbjet e kokës, barkut e të tjerë. Sipas studimeve, çaji i gjemb gomarit njihet gjithashtu për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Ai ul rrezikun e atereosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë.

Rënia nga pesha dhe tretja – Bima në përgjithësi ndihmon për rënien nga pesha. Çaji i farave të saj stimulon metabolizmin dhe frenon oreksin e tepërt. Për më tepër, ky çaj është efikas kundër konstipacionit, fryrjeve dhe inflamacionit të stomakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *