Categories
Lajme

Receta klasike e puresë së patateve

Përbërësit: 1 kg patate, 300 ml qumësht, 80 gram gjalpë, pak kripë, pak arrë moskat

1. Lani patatet me gjithë lëkurë dhe vendosini për t’i zierë në një tenxhere me ujë.
2. Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri, i hiqni lëkurën dhe filloni t’i shtypni me pirun ose me shtypësen e patateve nëse e keni një të tillë.
3. Pasi t’i keni shtypur, kalojini në një tenxhere dhe vërini në zjarr të ulët.
4. Shtoni dalëngadalë gjalpin dhe qumështin e vluar.

5. I përzieni vazhdimisht me një lugë druri në mënyrë që të merrni një pure homogjene.
6. Nga fundi i shtoni pak kripë e arrë moskat.
7. Sapo pureja të jetë trashur e hiqni nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë. 8.Shoqërimi me filetot e pulës, do të ishte një dyshe e përsosur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *