Categories
Lajme

Mjaft u ankuat për erën, hudhra ka 4 dobi për shëndetin

Hudhra ofron një sërë vlerash dhe përfitimesh të mëdha për shëndetin e njeriut. Ndonëse vendi ynë nuk eksporton hudhër, shumë fermerë nga veriu në jug mbjellin sasi të vogla të hudhrës, qoftë për përdorim personal apo edhe për t’i shitur në treg. Përpos paraqitjes, hudhrat shqiptare mund të jenë më të vogla nga përmasat, por shumë herë më të pasura në vlera. Në këtë artikull, do të mësoni për 4 të mirat që hudhra i ofron njeriut.

Përmirëson imunitetin – Studimet klinike kanë treguar se hudhra shkatërron qelizat e dëmshme. Një studim i kryer në Shteteve të Bashkuara zbuloi se gratë që hanë rregullisht hudhër, fruta dhe perime janë 35% më pak të rrezikuara nga tumoret e sistemit tretës.

Kundër inflamacionit – Studimet konfirmojnë se vaji esencial i hudhrës lufton inflamacionin. Nëse vuani nga inflamacioni apo dhimbja e kyçeve apo muskujve, mjafton t’i fërkoni ato me këtë vaj dhe do të vëreni përmirësim.

Shëndeti i zemrës – Studimet mbi rolin e hudhrës në uljen e kolesterolit vazhdojnë akoma. Të dhënat janë premtuese thonë ekspertët, sipas të cilëve hudhra mund të ketë ndikim pozitiv në zgjerimin e enëve të gjakut dhe uljen e tensionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë konsumin e 4 gramë hudhre në ditë (1 thelb hudhër) për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por kujdes duhet të kenë personat me tension të ulët pasi hudhra mund të ndikojë në uljen e tepërt të tensionit.

Flokët dhe lëkura – Hudhra është e pasur me antioksidantë dhe është efikase kundër baktereve. Ajo pastron lëkurën prej tyre dhe zgjidh problemin e akneve. Duhet të konsultoheni, gjithsesi, me dermatologun tuaj.

Hudhra është gjithashtu efikase kundër mykut, sidomos në zonën e këmbëve. Vlerat e hudhrës përvetësohen më mirë nëse ajo konsumohet e freskët dhe jo e gatuar. Megjithatë, nëse duhet ta gatuani sigurohuni që ajo të mos i nënshtrohet një temperature më të lartë se 60 gradë. Temperaturat e larta shkatërrojnë alicinën, substancën që jep nivelin maksimal të përfitimeve të hudhrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *