Categories
Lajme Shëndeti

Mos i qëroni patatet, kanë vlera të jashtëzakonshme nëse i përdorni

Pure apo të skuqura, sido që t’i pëlqeni patatet, është mirë që të mos i qëroni ato. Ngrënia e patateve me gjithë lëkurë është shumë e dobishme për shëndetin.

Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet që i siguroni trupit nëse i hani patatet me gjithë lëkurë:

Ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut – Vuani nga presioni i lartë i gjakut? Ose doni të siguroheni që të jetë gjithmonë në normë? Atëherë gatuajini patatet me gjithë lëkurë. Kjo sepse lëkurt e tyre përmbajnë sasi të larta të kaliumit, një mineral që ndihmon relaksimin e mureve të enëve të gjakut duke luftuar kështu presionin e lartë të gjakut.

Të dobishme për metabolizmin dhe muskujt – Kaliumi është i dobishëm jo vetëm për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut, por gjithashtu rregullon normën e metabolizmit. Minerali në fjalë ëhtë i rëndësihëm për kontraktimin e muskujve skeletorë gjithashtu.

Ekspertët thonë gjithashtu se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave nervore.

Ngrënia e tyre parandalon aneminë – Mungesa e qelizave të kuqe në gjak quhet anemi dhe kjo gjendje lidhet me defiçencën e hekurit. Në mënyrë që të parandaloni aneminë, sigurohuni që në dietën tuaj të përditshme të merrni mjaftueshëm hekur. Ngrënia e patateve me gjithë lëkurë është një mënyrë e mirë për të rritur sasinë ditore të hekurit.

Lëkurat e patates ju japin energji – Ka shumë lëndë ushqyese që gjenden në lëvoret e patateve dhe një prej tyre është dhe niacina. E njohur gjithashtu si vitamina B3, niacina është e rëndësishme për shndërrimin e karbohidrateve në energji të cilën qelizat e përdorin për funksionet e tyre. Niacina është gjithashtu jetike për formimin e qelizave të reja dhe mbrojtjen e tyre nga stresi oksidativ.

Janë të pasura me fibra dietike – Lëkurat e patateve kanë sasi vërtet mbreslënëse fibrash distike të cilat ndihmojnë uljen e kolesterolit të keq. Fibrat janë të rëndësishme për zorrët dhe parandalimin e kapsllëkut. Ekspertët thonë se ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra të tilla si patatet e paqëruara mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

Përveç konsumit të patateve me gjithë lëkura, këto të fundit mund t’i përdorni edhe për të përmirësuar pamjen tuaj.

Ndihmojnë në zhdukjen e njollave të errëta në lëkurë – Duke përdorur një napë, shtrydhni lëngun e lëvoreve të patateve. Aplikojeni lëngun në njollat e errëta disa herë në ditë, për t’i zhdukur ato. Lëngu në fjalë mund të aplikohet edhe në zona të tjera të errëta të trupit si gjunjët, bërrylat, etj.

Luftojnë qeskat e syve – Kastraveci nuk është e vetmja perime që lufton rratët e syve. Vendosini lëvoret e patateve në sytë tuaj dhe qeskat do të zhduken. Ato minimizojnë gjithashtu rrathët e zinj poshtë syve.

Masazhimi i tyre në skalpin e kokës nxit rritjen e flokëve – Thjesht masazhoni lëkurat e patateve në skalpin tuaj pak minuta para se të bëni dush. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët e lëkurave promovojnë rritjen e flokëve. Veprimi masazhues gjithashtu ndihmon për të nxitur qarkullimin e gjkaut në folikulat e flokëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *