Categories
Lajme

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kurrë në mëngjes

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.

Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë në mëngjes

Brumërat – Gatimet që përmbajnë maja irritojnë shtresat e stomakut dhe shkaktojnë fryrje.

Ëmbëlsirat – Sheqeri rrit nivelet e insulinës, e cil nga ana tjetër shton barrën që rëndon mbi pankreasin e sapozgjuar. Një barrë e tillë ushqimore shkakton diabet.

Kosi dhe produktet e tjera të fermentuara – Nëse konsumoni kos me stomakun bosh, veçanërisht kur është i thartë, atëherë acidi hidroklorik që formohet në stomak shkatërron bakteret e acidit laktik. Ngrënia e këtyre produkteve në mëngjes nuk është e mirë për organizmin.

Domatet – Domatet përmbajnë sasi të larta të acidit tanik që rrit aciditetin në stomak, duke shtruar rrugën e formimit të ulçerës gastrike.

Trangujt dhe perimet e tjera të gjelbra – Perimet e pagatuara janë burime të pasura amino acidesh, megjithatë ato mund të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje sidomos kur konsumohen me stomak bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *