Categories
Lajme

Cheesecake me luleshtrydhe, një recetë krejt e thjeshtë për ju

Sot propozojmë një ëmbëlsirë, Cheesecake me luleshtrydhe.

Përbërësit: 300 g biskota me kakao, 150 g gjalpë, 250 g krem maskarpone, 200 g krem djathi, 80 g qumësht i kondensuar, 200 g luleshtrydhe, gjethe mente, limon.

Në blender bluajmë biskotat derisa të bëhen pluhur, i vendosim në tas shtojmë gjalpin e butë dhe e punojmë me duar derisa të bëhet një masë. E shtrojmë në tavë dhe e shtypim derisa të bëhet e gjithë sipërfaqja e njëtrajtshme. Rrahim në tas kremin e maskarpones, qumështin e kondensuar, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.

E vendosim kremin mbi biskota dhe e lëmë të pushojë 5-6 orë. Para se ta shërbejmë e zbukurojmë me luleshtryshe , degë mente dhe lëkurë limoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *