Categories
Këshilla

Si të dalloni domatet organike? Le t’i themi hapur disa fakte për OMGJ

Ju mund të keni dëgjuar se tregjet tona janë të mbushura me fruta dhe perime që nuk janë aspak të shëndetshme. Ato produkte janë OMGJ (organizëm i modifikuar gjenetikisht).

Kjo po bëhet një çështje jashtëzakonisht e diskutueshme kohët e fundit, sepse ushqimi i modifikuar gjenetikisht është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për njerëzit, kafshët dhe për mjedisin.

Sidoqoftë, përkundër këtij fakti, disa njerëz dhe vende të tëra akoma zgjedhin të mbështesin këto prodhime, duke lejuar shitjen dhe prodhimin e tyre. Është e rëndësishme të dini si të mbroheni nga këto produkte të rrezikshme që qarkullojnë në tregjet tona, sepse në të kundërt, me vetëdije jeni duke rënë dakord në uljen e cilësisë së jetës.

Për të njohur më mirë produktet OMGJ, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë. Duhet të dini se etiketimi i vetë produktit na tregon nëse po konsumojmë një produkt OMGJ apo jo. Kjo do të thotë se duhet të lexoni dhe të interpretoni etiketimin e produktit që po blini. Numrat ose përbërësit që gjenden në etiketë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë për shëndetin tuaj këto produkte.

Shumica e produkteve organike janë të etiketuara si organike, megjithatë një tregues tjetër i një produkti organik është PLU, një sistem numrash që identifikon në mënyrë unike prodhimin me shumicë të shitur në dyqanet ushqimore dhe supermarkete.

Pra, domatet organike janë të etiketuara me një kod pesë shifror dhe ky kod fillon gjithmonë me numrin 9. Domatet që rriten në mënyrë konvencionale janë ato që rriten me pesticide, plehra, hormone, fungicide ose antibiotikë. Këto lloj domatesh ndryshojnë nga ato organiket, sepse etiketa e tyre përmban një kod katër shifror.

Ushqimi i modifikuar gjenetikisht është etiketuar me një kod pesë shifror, megjithatë ndryshe nga produktet organike, shifra e parë e OMGJ-ve është gjithmonë numri 8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *