Categories
Këshilla

Vaji i lirit & bishtajoret, lista me ushqimet kundër dhimbjeve kronike

Ne rastet që trupi ynë është prekur ose është sulmuar nga bakterie të ndryshëm, nga viruse ose nga çrregullime të gjëndrrave të brëndëshme (endokrine), ai i përgjigjet inflamacionit duke riparuar indet e dëmtuar.

Inflamacioni manifestohet me çlirimin e qelizave oksidative të quajtura “specie reaktive të oksigjenuara” (SRO) ose citokina inflamatore. Kjo gjendje nxitëse, nëse vazhdon, kërkon rekrutimin e qelizave të reja inflamatore, prandaj duhet të veprojmë për t’a ndalur këtë proçes. në këtë rast dieta mund të jetë një drejtim i rëndësishëm i përmirësimit klinik.

Aktiviteti fizik i rregullt: ndihmues i jashtezakonshem për shëndetin. Ja një listë veprimesh që duhet zbatuar. Disa këshilla të menjëhershme për të optimizuar shëndetin tuaj dhe për të luftuar inflamacionin.

• Duhen kufizuar ushqimet me indeks të lartë glicemik (buka e bardhë, drithërat e rafinuar, ëmbëlsirat, pijet e gazuara me sheqer si ç’është soda, etj) të cilat mbajnë ose të gjenerojë stres oksidativ dhe një inflamacion që quhet të gradës së ulët por që nuk ndjehet nga individi.

• Produktet e qumështit mirëmbajnë microbiotën e zorrëve në veçanti, duke përforcuar pengesën e zorrëve për ta bërë atë më të papërshkueshëm dhe për të kufizuar ndërhyrjen e patogjenëve pro-inflamatorë në qarkullim.

• Konsumi i mishit, dhe veçanërisht i mishit të kuq duhet të jetë i moderuar, mund të konsumohet më pak se 500gram në javë (një biftek mesatar është 120 gram).

• Peshku i dhjamosur, i cili fitohet nëpërmjet peshkimit të zakonshwm në det, duhet konsumuar disa herë në javë sepse ai është i pasur në omega 3 që lufton kundër inflamacionit kronik.

• Frutat dhe perimet duhet të jenë të pranishëm në çdo vakt, fibrat e tyre ndihmojnë fermentimin bakterial te zorrëve dhe rrisin rezistencën e pengesës së zorrëve karshi tyre, gjë e cila është e mirë për uljen e inflamacionit. Rekomandimi është për një minimum prej pesë fruta dhe perime të ndryshme në ditë.

• Bishtajoret, të marra të paktën katër herë në javë e që sjellin proteina me cilësi të lartë, duhen shoqëruar me drithëra të përzjerë.

• Një grusht me fruta të thatë në ditë (bajame, arra, lajthi, etj) është shumë e rekomanduar (të pakripura janë më të preferuara). Acidet yndyrorë omega 3 që gjenden te frutat e thatë janë anti-inflamatorë. Një dorë me fruta të thatë janë rreth 30 gram!

• Ullinjtë gjithashtu kanë një veprim anti-inflamator dhe antioxidant.

• Është i preferuar vaji i ullirit ekstra i virgjër i shtypur në të ftohtë. Gjithmonë me masë, sepse është shumë kalorik.

• Vaji i lirit ka veti anti-inflamatore por duhet marrë me moderim.

• Erëzat si shafrani i Indisë i shoqëruar me piperin e zi, mund të ndihmojë disa njerëz që janë me inflamacion kronik të ndjehen të lehtësuar dhe për të pakësuar marrjen e antalgjikëve që janë mjaft toksikë për organizmin.

• Hidratimi, pra pirja e ujit, i cili duhet të jetë në minimumin e përditshëm nga 1.5 deri në 2 litra ujë, kjo për të rritur ndjeshmërinë e organizmit ndaj dhimbjes dhe ngopjes së tij me helme.

Një nga armët më të mira anti-inflamatore në dispozicionin tonë është që të ruajmë balancën e peshës trupore duke shmangur peshën dramatike për organizimin. Për këtë qëllim duhet të ushtrojmë rregullisht aktivitete fizik (not, ecje me biçikletë, ecje me këmbë në një pyll etj.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *