Categories
Lajme

Jo thjesht një kukull, partnerja e Cristianos po shkëlqen vërtet në karrierën e saj

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të pasur në botë, por pavarësisht këtij fakti, e dashura e tij, Georgina Rodriguez, nuk do të jetë gjithmonë e varur nga të ardhurat e yllit portugez, madje edhe ajo synon të bëjë karrierën e saj.

Së fundmi, bukuroshja 27-vjeçare spanjolle ka pozuar për një markë italiane të veshjeve të plazhit, ku duket me të vërtetë e mrekullueshme.

Mbase e mbani mend performancën e saj në Sanremo para një viti, ku kërceu dhe shfaqi klasin e saj si prezantuese. Georgina është e kompletuar, jo thjesht një kukull në duart e futbollistit më të mirë në botë. Ronaldo është krenar për të. Në fund të fundit, pse jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *