Categories
Këshilla

Krejt e thjeshtë, si të përgatisni vazelinë 100% natyrale në kushte shtëpie

Vazelina nuk është aspak e panjohur për femrat. Shumë prej jush me siguri keni dëgjuar të flitet për të nga mamatë ose gjyshet, të cilat në mungesë të shumëllojshmërisë së produkteve kozmetike përdornin vazelinën për thuajse gjithçka që lidhej me mirëmbajtjen e fytyrës dhe trupit.

Ju kemi informuar gjithmonë për vlerat e saj (mund t’i rikujtoni duke klikuar këtu ), por sot do ju sjellim një recetë të gjyshes se si të përgatisni vazelinë 100% natyrale në kushte shtëpie. Nëse keni dyshime për cilësinë e vazelinës që gjendet në farmaci ose supermarket, kjo recetë është ajo që ju duhet.

Përbërësit që ju nevojiten: 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 3 lugë gjelle dyll blete, 6 pika vaj esencial të pemës së çajiit ose menteje

Përgatitja: Në një enë të pastër ngrohni në temperaturë të ulët vajin e kokosit dhe dyllin e bletës. Pasi të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht, hiqni enën nga zjarri, shtoni vajin e ullirit dhe përziejini me anë të një rrahëseje elektrike derisa masa të bëhet e shkrifët.

Më pas shtoni vajin esencial të pemës së çajit ose vajin e mentes. Shtoni përzierjen në një vazo prej qelqi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës ose tek dera e frigoriferit. Kjo lloj vazeline mund të qëndrojë pa u prishur nga 8-10 muaj. Mund ta përdorni sipas dëshirës dhe nevojës pa patur kurrfarë dyshimi për cilësinë e saj. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *