Categories
Receta

Piadina romagnola, kjo recetë është shumë e thjeshtë për amvisat

Përbërësit për 6 piadina: 500 g miell ( atë qe keni), 1 bustinë sode për ëmbëlsira pa vanilie( 10 g), 125 ml qumësht temperaturë ambienti, 125 ml ujë temperaturë ambienti, 100 ml vaj ulliri, 1 luge çaji mjaltë, 1 luge çaji kripë

Përgatitja: Në një tas përziejmë me dorë gjithë përbërësit. E punojmë pak minuta sa të kemi brumë homogjen. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë 20-30 minuta. Pas kesaj kohe e ndajme brumin në 6 topa( 140 g secili), i hapim me petës e pak miell me trashësi 3 mm. dhe diameter 22 cm.

Veme nje tigan ne zjarr mesatar pa yndyrë dhe kur të jetë i nxehtë vëmë piadinën. E shpojmë pak me pirun dhe e pjekim nga të dyja anët. Konsumojini sipas dëshirës.

Burimi: Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *