Categories
Këshilla

Çfarë ndodh nëse vendosni një top pambuku me alkool në kërthizë

Titulli i mësipërm mund t’ju duket i çuditshëm për dy arsye:

Së pari, shumë prej jush as që e përfshijnë në kujdesin e higjienës personale pastrimin e përditshëm të kërthizës. Së dyti, topi i pambukut është një gjë e dyshimtë, kur mendon shëndetin tënd, apo jo?

Sidoqoftë, dijeni se kjo që po shpjegoj më poshtë është një ndër metodat më të mira natyrale për të trajtuar kollën e thatë, ftohjen, simptomat pre/postmenstruale dhe dhimbjet e muskujve. Ky ilaç i gjyshes është përdorur për shumë kohë për të trajtuar problemet e mësipërme dhe pavarësisht se nuk ekziston një arsyetim i mirëfilltë shkencor, ai ka rezultuar më efektiv se trajtimet medicinale.

Ju duhet vetëm një top pambuku, të cilin duhet ta zhysni në alkool etilik dhe pasi ta keni shtrydhur paksa,ta vendosni mbi kërthizë. Mbulojeni me një leukoplast, fashë ose qesëz plastike në mënyrë që topi i pambukut të mos lëvizë nga vendi dhe pushoni.

Në qoftë se jeni në një nga ato ditët ku s’ndiheni mirë, keni therje barku ose dhimbje të muskujve të legenit, truku i mësipërm është zgjidhja e duhur.

Për ta bërë akoma më të shpejtë veprimin e tij, spërkatni pak kripë të jodizuar para se të vini pambukun mbi kërthizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *