Categories
Receta Shëndeti

Fasulja e kuqe: Vlerat ushqyese dhe një recetë fantastike gatimi vetëm për ju

Fasulet janë të pasura me kalium dhe magnez, gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur tensionin e gjakut nën kontroll. Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash duke ndihmuar në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës.

Ato janë gjithashtu të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

“Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje”, thotë dr. Janet Bond Brill.

Si mund t’i hamë: Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca. Sasia që duhet të konsumojmë: ½ filxhan (të gatuara). Kaloritë që përmbajnë: 112 kalori

Vlerat ushqyese:

Kolesterol: 0 mg Natrium: 854 mg Karbohidrate: 33 g
Fibër diete: 9 g Sheqerna: 9 g Proteina: 12 g

Përbërësit për 10 pjata: 2 speca jeshilë për mbushje, të copëtuar, 1 filxhan me qepë të copëtuar, 3 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 konservë me fasule të zeza (ua kemi hequr ujin), 1 konservë me fasule të kuqe (ua kemi hequr ujin), 1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës), 2 kanaçe me domate të copëtuara, 1 filxhan me misër të ngrirë, 1 kanaçe me speca jeshilë të copëtuar, 1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur

Përgatitja: Në një tenxhere të madhe hedhim specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjarr të mesëm për rreth 5 minuta. Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjarri dhe mund t’i shërbeni me oriz kafe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *