Categories
Histori Lajme

“Më thanë se do ngelja e paralizuar, por u ngrita në këmbë për vajzën time”

‘’Më thanë se nuk do të ngrihesha kurrë më nga karrigia me rrota, se nuk do të mund të ecja, vrapoja dhe luaja me vajzën time, se do të kaloja vitet e mbetura të jetës sime e varur nga të tjerët, por ‘’u ringjalla” dhe u çova në këmbë për vajzën time”.

Kështu e nis rrëfimin e saj Annie Esperanza për ‘’Fanpage”, mamaja italiane që i shpëtoi mrekullisht sindromës Guillain –Barré, një çrregullim i rrallë nervor që prek 1 në 100 mijë njerëz.

Gjithçka nisi më 26 korrik të 2018-s, një datë që Annie nuk do të harrojë kurrë pasi një grip i thjeshtë , siç e kishte hamendësuar prej ditësh, e çoi drejt paralizës për 24 orë.

‘’Kisha disa ditë që nuk ndihesha mirë, kisha temperaturë të lartë dhe herë pas here zgjohesha me djersë të ftohta, por mendoja se ishte thjesht një grip i zakonshëm. Pas insistimit të kolegëve shkova menjëherë në spital, ku mjekët më diagnostikuan fillimisht me hepatit, madje kishte edhe nga ata që aludonin se mund të kisha HIV-AIDS. Gjendja ime u përkeqësua në harkun e pak orëve”.

“Kisha djegie në të gjithë trupin, dhimbje të forta koke, ndërsa këmba e djathtë m’u mpi plotësisht dhe nuk e ndjeja më, derisa përundova në koma. U zgjova pas 24 orësh dhe mjekët më transferuan menjëherë në Milano ku më bënë disa teste specifike që konfirmuan diagnozën e Guillain-Barré”, rrëfen ajo.

“Sindroma Guillain-Barré çon në paralizë, diçka që më ndodhi shumë gjatë natës – vazhdoi Annie. Nuk mund të merrja më frymë. Më transferuan në repartin e kujdesit intensiv dhe mjekët më mbajtën në gjendje kome farmakologjike për një muaj. Ata më thanë që nuk do të ecja më, por u ngrita në këmbë për vajzën time. Duhet kaq shumë vullnet, mendja është arma më e fuqishme që ekziston”-përfundon ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *