Categories
Këshilla

Mosha ideale kur fëmija yt mund të konsumojë mish

Kur fëmija juaj ka dëshirë të hajë drithëra, fruta dhe perime, është çasti kur ju mund ta pasuroni pjatën e tij me ushqime të tjera. Për shumicën e foshnjave, kjo ndodh kur ata janë rreth 7 deri 10-muajsh.

Nuk përbën ndonjë ndryshim nëse fëmijës suaj i jepni më parë mish viçi apo pule; në këtë moshë fëmijët nuk përtypen dot. Për këtë arsye është mirë të filloni me mish të përgatitur në mikser. Mishin mund ta bëni vetë pure ose ta blini. Nëse fëmija nuk e pranon mishin në fillim, prisni disa javë (ose edhe më gjatë) dhe pastaj provojeni përsëri.

Shumë prindër thonë se kanë pasur rezultat kur fëmija i tyre ka mbushur 9-muajsh, një periudhë gjatë së cilës foshnja pi më pak qumësht gjiri dhe i merr kaloritë përmes ushqimeve të tjera. Në këtë pikë, foshnjave u pasurohet menyja edhe me mishin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *