Categories
Lajme

Qofte me thjerrëza, receta për ta përgatitur në shtëpi

Duke marrë këshillat tuaja të përditshme dhe duke iu përshtatur kërkesave tuaja me komente e mesazhe, sot po ju shkruaj për një recetë të thjeshtë. Bëhet fjalë për qofte me thjerrëza, një recetë e cila vihet në zbatim shumë thjesht në shtëpitë tuaja. Padiskutim që është shumë e shijshme.

Përbërësit
400 gr thjerrëza të ziera, 3-4 lugë thërrime buke, vaj ulliri, kripë, rozmarinë, trumzë, piper i kuq.

Përgatitja:
Zieni fillimisht thjerrëzat, siç kemi theksuar edhe më sipër tek përbërësit. Kur të jenë të ziera, vendosini brenda një mikseri dhe filloni t’i përzieni në shpejtësi maksimale.

Po aty shtoni dhe dy luge gjelle vaj ulliri teksa vazhdoni me përzierjen. Këtë bëjeni derisa të shikoni që masa është kthyer në kremoze dhe kokrrizat janë shpërbërë. Më pas hidheni kremin që duhet të jetë në formën e një brumi të trashë në një enë të thellë. Shtoni aty edhe thërrimet e bukës dhe përzieni me anë të një luge, derisa masa të bashkohet mirë me njëra tjetrën.

Në fund, sipas dëshirës, shtoni erëzat që ju pëlqejnë. Kam zgjedhur romzarinën, trumzën dhe piperin e kuq.

Përzieni edhe një herë të fundit dhe filloni të bëni toptha të vegjël me duar. Lyejini me pak thërrime buke sipër dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje. Bëjeni ketë me të gjithë masën e qofteve dhe renditini njëra pas tjetrës në tavë.

Me pas spërkatini me pak vaj ulliri dhe futini të piqen në temperaturë 180-190 gradë për 30 minuta. Kur t’i nxirrni nga furra shijojini me salca të ndryshme apo me pak sallatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *