Categories
Receta

Receta e ditës: Sallatë me spinaq dhe luleshtrydhe të sezonit

Për salcën: ½ filxhan me uthull balsamike, ½ filxhan me vaj ulliri, 1 lugë gjelle mustardë, 1 lugë gjelle mjaltë, kripë, piper të zi

Për sallatën: 1 tufë spinaq e larë me ujë të ngrohtë, 200 gram luleshtrydhe të ndara përgjysmë, 1 copë djathë i bardhë, ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë të hollë

1. Për përgatitjen e salcës mjafton të bashkoni të gjithë përbërësit e saj në një enë, i trazoni dhe më pas i lini mënjanë.
2. Pasi keni larë spinaqin e copëtoni me dorë në një tas të madh. I shtoni sipër luleshtrydhet, djathin dhe qepën.
3. Në fund i shtoni salcën dhe e përzieni mirë.
4. Sallata është gati për t’u shijuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *