Categories
Lajme

Të thjeshta dhe efikase: Tri metoda natyrale për të humbur peshë më shpejt

Pavarësisht regjimit ushqimor dhe dietave të ekuilibruara shpeshherë ndodh që të mos arrini peshën e dëshiruar. Megjithatë, ka disa mënyra që do t’ju vijnë në ndihmë për t’i humbur kilogramët më shpejt se sa keni menduar.

Lëng boronice dhe limon – Eliminimi i toksinave dhe zvogëlimi i kolesterolit dhe glukozës janë detyrat kryesore të boronicës, ndërsa lëngu i limonit ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta. Një pije e freskët dhe me vitamina që ndihmon humbjen e peshës dhe që mund ta përgatisni thjesht duke përzier boronicat me pak ujë dhe duke shtuar lëngun e gjysmës së limonit.

Xhenxhefil, limon, nenexhik dhe kastravec – Limoni pastrues, nenexhiku tretës dhe anti-inflamator, xhenxhefili që djeg dhjamin dhe kastraveci diuretik, janë një përzierje e mrekullueshme për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Smoothie me mollë jeshile dhe majdanoz – Fibrat e mollës kombinohen me vitaminat në majdanoz. Përziejini së bashku dhe shtoni pak ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *