Categories
Dieta Histori

Trajnerja e Adele tregon disa sekrete të dobësimit: Ndryshimi vjen nga… goja!

Këngëtarja me famë botërore, prej kohësh ka ndryshuar totalisht. Ajo është dobësuar shumë, thuajse 30 kg më pak, dhe një ndryshim i tillë i jashtëzakonshëm ka bërë kuriozë të gjithë për mënyrën.

Trajnerja e Adele, Camila Goodis që specializohet në Pilates, foli për US Weekly mbi regjimin që mbajti këngëtarja dhe rrugëtimin e tyre bashkë.

“Adele u trajnua me mua dhe më e bukura ëshë se s’ia kisha idenë që ishte Adele. Sa kishte lindur asokohe, ushtroheshim ngadalë dhe nga pak. Pilates ishte perfekte për të,” tha Goodis.

Sidoqoftë, Goodis e ndihmoi Adele thjesht të forconte muskujt e pelvisit pas lindjes dhe nuk mban meritat e transformimit të këngëtares. Goodis beson se ajo ia doli mbanë falë një regjimi strikt ushqimor dhe ushtrimeve fizike të moderuara sepse sipas saj, Adele s’është shumë njeri sportiv.

“90% i takon dietës. Mendoj se ajo ndryshoi stilin e jetesës, filloi të hante më mirë dhe të ushtrohej normalisht. Rruga më e mirë drejt dobësimit nuk janë ushtrimet. Është goja. U them gjithmonë klientëve të mi, ‘Mund të ushtrohesh dhjetë orë në ditë, por nëse s’ha mirë, s’ke për të pasur rezultate.’”

Nutricionistja Heather Struhl, shpjegon: “Nëse dikush bie në peshë krejt papritur, do të thotë që ka humbur thjesht peshë uji. Ndërsa Adele ka humbur peshë gradualisht përgjatë disa muajve, që është mënyra më e mirë për t’u dobësuar. Mbipesha është e lidhur me disa sëmundje dhe shpeshherë rekomandohet nga mjekët për të parandaluar ose trajtuar një të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *