Categories
Lajme

Këto janë perimet mrekullibërëse që nuk duhet t’i hiqni kurrë nga tryeza

Perimet janë të mira për shëndetin dhe duhet të hani shumë prej tyre. Përderisa çdo lloj perime është e mirë për ne, një pjesë e tyre pavarësisht se janë të pasura me super lëndë ushqyese, janë pak të njohura për njerëzit dhe kështu nuk i hasim shpesh në menutë e ushqimit. Si rezultat nuk arrijmë t’i korrim përfitimet e shumta ushqyese që këto perime i posedojnë.

Prandaj, nëse rritja e marrjes së lëndëve ushqyese është me rëndësishme për organizmin tuaj, nutricistët ua rekomandojnë këto perime super të pasura me lëndë ushqyese, të cilët duhet t’i përfshijmë më shpesh në vaktet javore të ushqimit.

Angjinarja e Jerusalemit – Angjinarja nuk është një element kryesor dhe i zakonshëm në dietat e njerëzve. Konkretisht angjinarja e Jerusalemit është një nga burimet e pakta të pasura me fibra prebiotike, lloji i veçantë i fibrave që ushqen bakteret e mira në zorrë, duke ndihmuar në shëndetin e tretjes. Duke qenë një perime relativisht e ulët në karbohidrate dhe kalori dhe dukshëm e pasur me proteina, angjinarja e Jerusalemit shijohet më së miri e pjekur me vaj ulliri, ose edhe kur bëhet pure si një alternativë e mirë e zëvendësimit të patates.

Panxhari – Ngjyra dhe struktura e pasur dhe e ndritshme e panxharit ju jep ide të përafërt të asaj se sa e pasur me vlera ushqyese është kjo perime në të vërtetë. Panxhari përmban një numër të antioksidantëve jashtëzakonisht të fuqishëm, duke përfshirë karoten, luteinë dhe zeaksantinë, të njohura për ndikimin pozitiv që e kanë në shëndetin e qelizave. Dhe falë përmbajtjes së sasisë së vogël të kalorive, panxhari është një perime e përditshme që duhet patjetër ta përfshini në dietën tuaj.

Gjethet jeshile – Pa dyshim, perimet me gjethe jeshile janë një nga produkte më ushqyese që mund t’i hamë, por një lloj i gjetheve për të cilat rrallë dëgjojmë por që janë tejet të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese, janë gjethet e njohura si “collard green”. Të lidhura me lakrën jeshile, këto gjethe janë jashtëzakonisht të pasura me lëndë ushqyese me sasi të konsiderueshme të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A dhe folates. Në mënyrë të veçantë ato kanë përmbajtje të lartë antioksiduese dhe ndikon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të disa llojeve të kancerit. Për përthithjen e shtuar të lëndëve ushqyese, ato mund t’i hani të freskëta apo të fërguara me vaj ulliri.

Lulelakra – Mos harroni se lulelakra është po aq e pasur me lëndë ushqyese sa brokoli, si dhe është një perime jashtëzakonisht e gjithanshme. E pasur me vitaminë C, K, B6, folate dhe fibra dietike, posaçërisht është sulforafani që gjendet në këtë grup perimesh, që shoqërohet me qeliza më të shëndetshme dhe nivele më të ulëta të inflamacionit në trup.

Lakra e Brukselit – Njerëzit ose e duan ose e urrejnë lakrën e Brukselit, por nuk mund ta mohojmë se këto perime të vogla janë të mbushura me vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë K, si dhe fibra dietile. Lakra e Brukselit po ashtu ka përfitime anti-inflamatore dhe anti-kancer, të cilat nuk ndikohen negativisht kur ajo gatuhet.

Lakra e kuqe – Të pasura me vitamina C dhe A, të gjitha llojet e lakrës lidhen me uljen e rrezikut nga kancerit, veçanërisht për kancerin e gjirit dhe prostatës. Në veçanti lakra e kuqe e konsumuar e gjallë ose e gatuar pak, është gjithashtu një burim i pasur i antioksidantit të njohur si ‘anthocyanin’, i cili shquhet për përfitimet shëndetësore të qelizave. Fermentimi i lakrës dhe shndërrimi i saj në lakër turshi është gjithashtu një mënyrë e mirë për ta rritur konsumimin e probiotikëve, baktere këto që e mbështesin shëndetin e zorrëve.

Patatet – Ndërsa njerëzit anembanë botës i shijojnë shumë patatet, problemi kryesorë është mënyra se si i përgatisim ato, që kryesisht është duke i fërguar. Konsumimi i shpeshtë i patateve të plota dhe të pasura me fibra ka kuptim nga ana ushqyese. Patatja jo vetëm që është një nga ushqimet që ju bënë të ndiheni të ngopur, ato gjithashtu ofrojnë shumë fibra dietike, vitaminë C dhe vitaminë B6, derisa përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate të mjaftueshme për një shëndet të mirë të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *