Categories
Lajme

Vezët e skuqura apo të ziera, cilat kanë më shumë vlera ushqyese?

Veza është një ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona. Vezët mund t’i ziejmë, t’i skuqim, t’i rrahim e t’i përdorim në gatime të ëmbla, të kripura, e të ndërmjetme.

Kur vjen puna tek vlerat shëndetësore duhet të zgjedhim mënyrën më të mirë të servirjes së vezës. Njerëzit janë të ndarë kryesisht në dy fronte: ata që e duan të zier dhe ata që e duan të skuqur.

Vezët përmbajnë shumë proteina, ndaj ato janë më të preferuarat nga atletët dhe sportistët. Ato janë një burim i mirë i vitaminës A, hekurit, seleniumit dhe proteinës.

Mënyra e gatimit të vezës ka shumë rëndësi në përthithjen e ushqyesve dhe vlerave ushqimore.

Kaloritë dhe përmbajtja e yndyrës – Një vezë e zier fort përmban 77 kalori ndërsa një vezë e skuqur ka 90 kalori. Një vezë e zier fort ofron 5 gramë yndyrna, 2 prej të cilave janë të ngopura.

Një vezë e skuqur ofron 7 gramë yndyrna, 2 prej të cilave janë të ngopura. Megjithatë, në rastin e kësaj të fundit, nëse përdorni gjalpë, përmbajtja e yndyrnave rritet dhe po kështu kolesteroli.

Vlerat ushqyese – Zierja dhe skuqja e vezës i jep organizmit 6 gramë proteinë. Si e skuqur, si e zier, veza të ofron 2-3% të dozës ditore të kalçiumit dhe 10% të fosforit, dy minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave.

Për më tepër, sido ta gatuani, veza ofron 22% të dozës së rekomanduar ditore të seleniumit që shërben si antioksidant.

Një vezë në ditë ofron 0.56 mikrogramë nga 2.4 mikrogramët e vitaminës B12 që duhet të konsumoni çdo ditë. Ky ushqyes luan një rol kryesor në sistemin qendror dhe është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Shqetësimi i vetëm në krahasimin mes të dy llojeve të gatimit të vezës qëndron tek kolesteroli.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave shkencore, ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetsor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Këshilla për vezët e ziera – Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *