Categories
Lajme

Pishina më e madhe në botë, fotot e saj do jua heqin trurin!

E imagjinoni dot ndjesinë çliruese e të notuarit në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet në horizont? Tanimë mund ta bësh këtë gjë në Dubai, gati 300 metra mbi nivelin e detit.

E cilësuar në mars si pishina më e lartë në botë dhe më e pafundme brenda një ndërtese, pishina e ndodhur në Beach Resort është saktësisht 293.906 metra e lartë. Me 94.84 metra gjatësi dhe 16.5 metra gjerësi, pishina është gati dy herë më e gjatë se një pishinë me madhësi Olimpike.

Pishina është e hapur vetëm për turistët e hotelit, të moshës 21 vjeç e lart, por gjithkush mund ta shijojë pamjen, duke rezervuar një tavolinë në restorantin Zeta Seventy Seven.

Restoranti aziatik është quajtur kështu sepse ai dhe pishina janë të dy në katin e 77-të të hotelit.

Ndërsa këtë muaj një tjetër pishinë rekordesh do të hapet edhe në Londër. Pishina quhet Sky Pool dhe është një pishinë transparente, 82 metra e gjatë dhe e shtrirë midis dy ndërtesave të larta banimi – dhe është struktura më e madhe e pishinës akrilike në botë.

Në këtë pishinë është pak më e vështirë të futesh sesa ajo e Beach Resort, pasi duhet të jesh banor i njërit prej apartamenteve që kushtojnë 1.4 milion dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *