Categories
Receta

Supë kremoze patatesh – Receta e ditës ka pak përbërës

Kjo supë ka aq pak përbërëss, por është aq e shijshme, saqë nuk ka shans që të mos e pëlqeni. E kam huazuar nga Adisa’s Kitchen.

PËRBËRËSIT: 5 patate mesatare, pluhur hudhre, 2 lugë gjelle gjalpë, 3-4 gota qumësht në varësi sa të trashë e doni, pak panna, arrë moskat për ta servirur, copëza buke të skuqur me pak vaj, kripë.

PËRGATITJA: Si fillim zihen patatet me gjithë lëkurë. Ftohen pak, ju hiqet lëkura dhe kalohen në tenxheren e supës. Shtypen pak me pirun, shtohet gjalpi, qumështi, 1 majë luge pluhur hudhre, kalohen me mikser dore sa bëhet kremoze. Nëse e doni më të hollë shtoni akoma qumësht. Kalojeni në zjarr mesatar për 5- 10 min, duke e trazuar vazhdimisht dhe e keni gati. Rregullojeni me kripë.

Kur e servir unë preferoj t’i shtoj pak pana, arrë moskat edhe bar qepe ( shkon edhe me majdanoz). Për ta shoqëruar skuq ca kubike të vogla buke!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *