Categories
Këshilla

5 receta me lëng limoni për humbje të shpejtë në peshë

Të pini lëng limoni jo vetëm që ndihmon në humbjen në peshë, por gjithashtu kujdeset për shëndetin në tërësi pasi përmban vitaminë C, fibra dietikë, vitamina dhe minerale.

Pjesa më e mirë, është që nuk keni pse të shkoni në një dietë me kalori të ulëta ose të pini thjesht lëng limoni përgjatë ditës për të humbur peshë. Thjesht përfshini lëngun e limonit në dietën tuaj të përditshme dhe do të shihni ndryshimet.

Si të përgatisni lëngun e limonit për humbje peshe:

RECETA 1

Përbërësit: 1 limon, 1 kupë ujë
Përgatitja: Ngrohni ujin. Shtrydhni në të kokrrën e limonit. Përziejeni mirë së bashku.

RECETA 2

Përbërësit: 1 kupë me ujë të ngrohtë, 1 limon, 1 lugë caji mjaltë
Përgatitja: Shtrydhni limonin në një kupë me ujë të ngrohtë. Shtoni mjaltin dhe përziejeni mirë.
Benefitet: Mjalti gjithashtu si limoni promovon humbje në peshë. Kur konsumohet në mëngjes, ju jep gjithashtu energji përgjatë gjithë ditës. Gjithashtu është një agjent i fuqishëm anti-diabetik.

RECETA 3

Përbërësit: 1 kupë ujë, 1 limon, 1 lugë caji kanellë
Përgatitja: Shtoni kanellën në një kupë me ujë dhe lëreni përgjatë gjithë natës. Në mëngjes ziejeni ujin e kanellës. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni limonin.
Benefitet: Kanella ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe ka veti anti-mikrobiale.

RECETA 4
Përbërësit: 1 kupë ujë, 1 limon, 6/7 gjethe menteje
Përgatitja: Hidhni gjethet e copëtuara të mentes në një gotë. Shtoni një kupë ujë dhe shtrydhni limonin në të. Përziejeni mirë.
Benefitet: Menteja është e pasur në antioksidantë dhe vitamina. Ndihmon në zbutjen e mureve intestinale, mbron nga gripi dhe alergjitë dhe lehtëson dhimbjen.

RECETA 5
Përbërësit: 1 kupë ujë, 1/2 e limonit, 1/2 e incit e rrënjës së xhinxherit
Përgatitja: Shtypni rrënjën e xhinxherit dhe hidheni në një gotë. Shtoni ujë dhe shtrydhni lëngun e një gjysëm limoni në të.

Benefitet: Xhinxheri lufton obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, problemet e tretjes dhe problemet me lëkurën. Ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *