Categories
Lajme

7 mrekulli për nënën, njeriu më i dashur i jetës

Nëna është njeriu më i rëndësishëm dhe kjo vlen për të gjithë. Mund të jesh me kilometra larg saj, mund të ndahesh edhe me ndonjë det apo oqean, por mendjen do e kesh gjithmonë tek ajo.

Fjala e parë në jetë është “mami”. Kjo e ka një domethënie. Që fëmijë, ti e kupton se cila do të jetë përkrahja jote më e madhe. Nëna qëndron gjithmonë pranë teje, edhe kur ti nuk e do, madje. Ajo nuk njeh fjalën mëri, kur bëhet fjalë për fëmijën e saj, për ty.

Po ju listoj disa mrekulli në lidhje me nënat, të cilat do ju emocionojnë:

1. Të ulesh afër nënës tënde për gjysmë ore është e barabartë me gjashtë seanca te psikologu më i mirë.
2. Shkencërisht, gjatë kohës sa jeni foshnje dhe nëna ju mban në krah, ajo transmeton te ju valë intimiteti, gjë e cila ju bën që të keni aktivitet më të lartë të trurit, ju bën më stabil dhe shumë të shoqërueshëm me ata që të rrethojnë.
3. Nëna është qënia e vetme e cila ka sensorë parandienjeje për fatkeqësitë që janë përcaktuar të të ndodhin, kështu që, mos u çudit kur ajo të ndalon të shkosh apo të dalësh qoftë edhe për shëtitje!

4. Shkencërisht, kur nëna vendos dorën e saj në pjesën e trupit tënd ku ti e ndien dhimbjen, ajo pjesë e trupit nis menjëherë të përshtatet për shërim.
5. Nëna është e vetmja e cila mund ta sakrifikojë veten e saj në këmbim të jetës tënde, edhe në rast se këtë nuk e kërkon nevoja.
6. Nëna është ajo e cila me lutjet e saj mund ta ndërrojë komplet rrjedhën e fatit tënd.
7. Nëna është qënia e vetme prej së cilës nuk ke mundësi t’i fshehësh emocionet tua, qoftë edhe duke e gënjyer apo mashtruar.

Zoti i ruajttë të gjitha nënat, sidomos nënat tona shqiptare, që i duam shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *