Pesha e tepërt te çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.
Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.
Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.
Agroweb.org ju sjell më poshtë një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).
Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.
Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.
Përgatitja e kurës me kudhra
Përbërësit
- 12 thelpinj të mëdhenj hudhre
- Dy kokrra limoni
- 1 ½ l ujë
Si ta përgatisni?
- Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.
- Shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.
- Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.
- Vendosni ujin në një tenxhere.
- Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.
- Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.
- Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.
Si ta konsumoni këtë kurë?
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.
Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.