Categories
Këshilla Lajme

Nuk po arrin dot të dobësohesh? Ndoshta ke disa zakone të gabuara…

Të dobësohesh nuk është çështje vetëm e dietave dhe ushtrimeve fizike, por ekzistojnë disa zakone të përditshme të cilat ndikojnë në shtimin e kilogramëve të padëshiruar. Me poshtë është një listë me këshilla që do t’ju ndihmojnë nëse i merrni parasysh.

1. Konsumo me pak kafe. Kafeja krahas vlerave të tjera, është në gjendje të rrisë nivelin e kortizolit në gjak, i cili është një hormon që rrit gjithashtu nivelin e stresit. Sikurse dihet, stresi nga ana e tij rrit dëshirën për të ngrënë më shumë.

2. Sa me pak stres. Sikurse thamë më sipër, stresi na shtyn për të ngrënë më shumë.

3. Kujdes me ngrënien pas stërvitjes. Zakonisht abuzohet me idenë se kemi djegur më shumë kalori gjatë palestrës, por kjo mund te çojë ne përmbysjen e efekteve pozitive te saj ne këtë drejtim.

4. Kujdes edhe me suplementet proteinike. Nëse kjo nuk shoqërohet me ushtrime fizike, ka shume mundësi që të përfundoni me më shumë kilogramë.

5. Larg alkoolit. Alkooli ka shumë kalori që shndërrohet lehtësisht në dhjam.

6. Flini sa me shume. Duket paradoksale, por kështu është. Mungesa e gjumit çon në prodhimin e kortizolit dhe gjithë efekteve negative të tij në këtë drejtim të cilat u theksuan edhe më sipër.

7. Mos hani ndërsa jeni duke punuar. Madje as kur jeni duke parë televizor. Sipas dietologëve, kjo gjë mund të bëjë që të vazhdoni të hani edhe kur nuk keni uri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *