Categories
Shëndeti

Smoothie për një bark të sheshtë, kjo është pija perfekte për të gjithë!

Nëse doni një bark të sheshtë, të hollë dhe doni të hiqni qafe fryrjen e barkut, ju duhet të bëni ndryshime në stilin e jetësës duke përfshirë një kombinim të ngrënit shëndetshëm dhe ushtrimeve të rregullta. Më poshtë do të gjeni 5 smothie të cilat me konsumim të rregullt ju ndihmojnë të hiqni qafe fryrjen e barkut.

Smoothie me karrotë, selino dhe jonxhë – Ky smoothie me pak kalori vjen nga një kombinim i përbërësve të pasur në fibra, antioksidantë dhe nutrientë të tjerë që stimulojnë detoksifikimin e trupit dhe heqin qafe fryrjen e barkut.

Përbërësit: 3 karrota, 1 selino, 1 grusht jonxhë, 1 thelb hudhër, 1/2 e kupës ujë (100 ml). Përgatitja: Hidhini karrota në një shtrydhëse dhe shtoni lëngun bashkë me përbërësit e tjerë në blender për disa minuta.
Kur duhet ta konsumoni? Pijeni smoothie-n kur të zgjoheni, në një stomak bosh dhe prisni të paktën 30 minuta për të konsumuar mëngjesin.

Smothie me mollë, kopër dhe fara liri – Ky smoothie përmban veti të larta antioksiduese si dhe sasi të larta fibrash. Ato ndihmojnë në kontrollimin e fryrjes së barkut. Eshtë një laksativ i butë që inkurajon eliminimin e mbetjeve dhe në të njëjtën kohë rregullon tretjen.

Përbërësit: 2 mollë, 1 kupë çaj kopre, 1 lugë gjelle fara liri. Përgatitja: Prisni mollët në copa dhe pastaj përziejeni në një blender me çajin e koprës dhe farat e lirit. Kur duhet ta konsumoni? Pijeni smoothie-n në mëngjes ose pas ngrënies së vaktit të mëngjesit.

Smoothie me ananas, mango dhe fara liri – Përbërësit e zgjedhur kanë aftësinë të kthejnë sistemin e tretjes në normalitet dhe të parandalojnë fryrjen e barkut.

Përbërësit: 2 feta ananas, 1 mango të pjekur, 1 lugë gjelle fara liri, 1 kupë me ujë (200 ml). Përgatitja: Shtoni ananasin në blender. Pasi ta qëroni mangon, kombinoni të gjithë përbërësit në blender.
Kur duhet ta konsumoni? Konsumojeni me stomak bosh të paktën 3 herë në javë.

Smoothie me aloe vera, mollë dhe limon –Kjo pije e bërë në kushte shtëpiake është ideale për reduktimin e inflamacionit dhe ndihmon në eliminimin e mbetjeve. Përbërësit: 4 lugë gjelle xhel aloe vera (60 ml), 1 mollë jeshile, lëngu e 1 limoni, 1/2 lugë çaji spirulinë ose chlorella, një kupë ujë (200 ml) Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini mirë. Kur duhet ta konsumoni? Pijeni 30 minuta përpara se të hani mëngjes. Përsëriteni të paktën 3 herë në javë.

Smoothie me ananas, luleshtrydhe dhe kastravec – Fuqitë diuretike dhe detoksifikuese të këtij smoothie natyral do të ndihmojnë në pastrimin e trupit tuaj për të rregulluar procçeset inflamatore. Përbërësit: 3 feta ananas, 4 luleshtrydhe, 1/2 e kastravecit, 1 kupë ujë (200 ml). Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini mirë duke i hedhur ujë. Shërbejeni menjëherë.
Kur duhet ta konsumoni? Pijeni me stomak bosh. Përsëriteni të paktën 3 herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *