Categories
Lajme

A e dini se buka e bardhë ka disa efekte anësore në trupin tuaj?

Buka është ai ushqim që nuk mungon kurrë në shtëpitë e Shqiptarëve, e me siguri as në tuajën. E ajo që preferohet më shumë është buka e bardhë, për shkak të butësisë dhe shijes që shkon me çdo gjë. Mund ta përgatisni e shijoni sipas dëshirës tuaj, por çfarë thonë ekspertët mbi konsumin e tepërt të saj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon çdo gjë që ju duhet të dini mbi efektet e kësaj buke të dashur në organizmin tuaj në mënyrë që të mos e teproni me dozat.

Probleme me tretjen – Buka e bardhë përbëhet nga gruri i përpunuar që shpesh gjatë këtij procesi humbet edhe fibrat të cilat ndihmojnë në tretjen e mirë. Me fjalë të tjera, trupi nuk ka mjetet e duhura për ta tretur këtë bukë duke e lënë atë të ngrutë e të patretur për një kohë të gjatë në stomakun tuaj.

Ngritja e nivelit të gjakut – Ushqimet me bazë brumin e bardhë, pra grurin e përpunuar janë shumë glicemikë që do të thotë se e lëshojnë shumë shpejt glukozën në trupin tuaj. Kështu mund të përjetoni shumë shpejt rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për personat të cilët vuajnë nga diabeti pasi rritja e sheqerit nga këto produkte është e shpejtë. Kështu krojohet ajo që quhet gjendja hiperglickemike ku nivelet e glukozës mbeten të larta duke dëmtuar zemrën, shendetin mendor apo veshkat.

Shtimi në peshë – Me gjithë efektet anësore që renditëm deri më tani, shtimi në peshë është i paevitueshëm. Sheqeri i lartë tek buka e bardhë dhe mungesa e fibravë e bën këtë ushqim shumë kalorik e që mund t’ju shëndoshë shpejt.

Probleme me fytyrën – Lëkura e ndjen gjithë çfarë konsumoni ndaj nëse pas konsumimit të tepërt të bukës së bardhë ju dalin puçrra, sapo e zbuluar shkakun. Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, ulja e sheqerit dhe nivelit glicemik të marrë nga buka e bardhë mund të ulë shfaqjan e akneve në fytyrë.

Rrezik nga ishemia – Një studim i botuar së fundmi në një revistë Britanike thotë se konsumimi i lartë i bukës së bardhë mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh kardiovaskulare si dhe goditjet në tru e zemër. Më konkretisht mjekët thonë se personat që konsumojnë rregullisht bukë të bardhë kanë 47% më shuëm rrisk të preken nga goditja në tru se të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *