Categories
Lajme

4 rastet kur konsumimi i bananeve shkakton probleme me shëndetin

Bananet shkaktojnë dhimbje stomaku, por jo tek të gjithë. Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni.

E fundit por jo për nga rëndësia është se dhimbja mund të shfaqet për arsye se stomaku mund të jetë i ndjeshëm ndaj bananes. Pjekuria e bananes, sipas ekspertëve, ndikon në sasinë e niseshtesë që gjendet tek ky frut.

Sa më e papjekur të jetë bananja, aq më shumë niseshte ka. Një banane e papjekur, pra me ngjyrë jeshile, ka 12 herë më shumë niseshte se bananja e pjekur. Ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje treten me shumë vështirësi dhe shpesh prodhojnë gazra në sistemin tretës. Një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje tek disa njerëz. Nëse stomaku juaj është i ndjeshëm ndaj bananes zgjidhni një sa më të pjekur.

Koliti spastik – Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar karakterizohet nga: dhimbje dhe/ose fryrje barku, crregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni, ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët. Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë vënë re se bananja i përkeqëson simptomat sepse shkakton gazra të tepërta në sistemin tretës. Kjo nuk është problem për njerëzit që kanë një tretje normale por në rastin e këtij koliti, bananja mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati.

Alergjitë – Ka njerëz që janë thjesht alergjikë ndaj bananes. Ky problem manifestohet me simptoma të alergjive të tjera, pra me tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë. Proteinat e bananes kanë të njëjtën strukturë si poleni dhe për këtë arsye, bananja shkakton jo vetëm dhimbje stomaku por edhe prek rrugët e frymëmarrjes. Njerëzit që janë alergjikë ndaj mështeknës apo gomës kanë reagim të ngjashëm ndaj bananes.

Intoleranca ndaj fruktozës – Fruktoza është një sheqer i thjeshtë që gjendet tek shumë fruta, përfshirë bananet. Ndonëse një banane përmban 5% fruktozë, pra një sasi shumë të ulët, për disa njerëz bananja mund të jetë problem sepse stomaku nuk e tret dot dhe kësisoj dhemb. Intoleranca ndaj fruktozës diagnostikohet që në muajt e parë të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *