Categories
Receta

Gjel fshati në furrë me oriz dhe perime – Receta e Ditës

Një recetë e lehtë fare! Kjo eshte tava me e dashur ne shtepine tonë dhe nese kemi pule apo gjel fshati e vendosim ta gatuajme keshtu, asnje nuk kundershton!

PËRBËRËSIT: 1 gjel i zier paraprakisht, 1 gotë uji oriz, 2 gota nga lëngu i gjelit, 1 qepë e madhe, 1 degë selino, 1 karotë, 1 patëllxhan, 1 spec i kuq, 2 domate të pjekura mirë dhe

1/ 2 filxhan kafeje me vaj ulliri.

PËRGATITJA: Në një tigan shtohet vaji i ulliri dhe me pas te gjitha perimet te grira, sa kaurdisen mire. Pasi perimet kaurdisen i shtohen domatet te grira ne mikser sa behen homogjene. I leme edhe 5 minuta se bashku me domatet.

Me pas shtojme perimet e kaurdisura, trazojme mire. Vendosim siper pjeset e mishit dhe e kalojme ne furre te mbuluar me kapak ne temperature 220°C derisa lengu thahet.

Pasi lengu thahet heqim kapakun dhe kalojme nxehtesine vetem ne pjesen siper sa mishi merr ngjyre. Kaq dhe tava jone e preferuar ishte gati. Ju befte mire nese e provoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *