Categories
Lajme

Meshkujt nuk janë xhentëllmenë si më parë për 4 arsye të thjeshta

E keni vënë re që meshkujt nuk janë më xhentëllmenë? Keni të drejtë. Në fakt, falë lojës së mirësjelljes dhe xhentilesës gruaja ndihet e dëshiruar dhe e dashuruar e kështu krijohet intimiteti dhe dëshira për të zbuluar më shumë. Këtë e kanë vënë re dhe psikologët dhe në bazë të argumentave te tyre, revista Grazia.it zbulon arsyet e kësaj dukurie:

Janë të mësuar të kenë gjithçka dhe menjëherë – Shumë meshkuj duan të dinë menjëherë nëse ajo grua do të pranojë apo jo. Kjo vlen edhe për gjëra të tjera sot, në kohët moderne: të kesh gjithçka dhe menjëherë për shkak të shpejtësisë së jetës. Askush nuk dëshiron të presë dhe të lodhet.

Nuk janë mjaftueshëm të sigurt në vetvete – Për të qenë xhentëllmen, duhet të jesh i sigurt në vetvete. Faza e fillimit të marrëdhënies kërkon të njihen jo vetëm pikat e forta, por edhe ato të dobëta.

Nuk duan ‘të humbasin kohë’ – Burrat nuk duan të humbasin kohë dhe energji për diçka jo shumë të sigurt. Loja e xhentilesës është diçka që nuk dihet si do të përfundojë.

Kanë frikë se mos dështojnë – Një tjetër çështje që pengon fazën e xhentilesës është frika e dështimit. Po sikur të mos jetë në gjendje ta bëjë për vete? Po nëse të tjerët do të jenë më të zotë? Mendimet negative e bllokojnë këtë proces prandaj qëndron në fuqi gjithmonë fakti i të marrit një përgjigje pa u lodhur shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *