Categories
Lajme

SUGJERIME: Frutat që duhet të konsumoni përditë për të mos shtuar në peshë

Konsumumimi i rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë. Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

Në këtë artikull, do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat – Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë. Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme. Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët – Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”. Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër. Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha. Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Dardhat – Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha. Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet – Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos. Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *