Categories
Lajme

Frape me bazë agrumesh për një dozë të mirë vitaminash, magnezi e kaliumi

Me portokajt dhe bananen e dardhë mund të përgatisim në shtëpi një frape shumë të shëndetshme. Një përzierje shijesh dhe mirëqenieje me doza të larta magneziumi dhe kaliumi, përveç vitaminave B dhe C, perfekte për të pastruar organizmin dhe për t’i dhënë energji gjithë trupit.

Përbërësit: lëngu i tre portokajve ose mandarinave, 3 banane të mesme, 2 dardhë mesatare, 1 lugë kafeje mjaltë ose nektar agavia, 1 lugë kafeje aromë vaniljeje natyrale

Përgatitja: Bashkoni në frulator lëngun e portokallit, bananet e qëruara dhe të prera në copa, dardhët të cilave u keni hequr meset dhe i keni prerë në copa, mjaltin e vaniljen dhe më pas frulojini me shpejtësi të lartë përreth 30 sekonda derisa të keni marrë një komposto kremoze.

Shijojeni frapenë ngadalë në mënyrë që të favorizoni tretjen: është e pasur në sheqerna natyrale dhe fibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *