Categories
Shëndeti

Hudhra e egër bën mrekulli: është shëruese për stomakun dhe tensionin

Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.

1. Hudhra e egër kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut – këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme.

2. Kundër inflamacionit dhe infeksioneve – Konsumi i hudhrës së egër të freskët ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën.

3. Kundër ulçerës në stomak dhe gastritit – Hudhra e egër rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak. Ajo ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.

4. I bën mirë zemrës – Kjo bimë ka aftësinë të përhapet në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën. Hudhra e egër parandalon atakun në zemër. Ajo e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt.

5. Pastron organizmin – Vetitë shëruese të hudhrës së egër janë efikase për pastrimin e organizmit nga toksinat. Hudhra e egër pastron mëlçinë, veshkat, zorrët dhe tëmthin.

Gjitashtu hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, përmirëson tretjen. Ajo parandalon osteoporozën dhe është ideale kundër reumatizmës dhe artritit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *