Categories
Këshilla

Kush tha se patatet janë vetëm ushqim? Kanë edhe 4 përdorime të tjera!

Besoj se i keni dëgjuar prindërit tuaj teksa thonë që patatja është edhe gjellë, edhe bukë. Një shprehi e trashëguar nga e kaluara ku mundësia për të patur një regjim ushqimor të pasur thuajse nuk ekzistonte dhe për këtë arsye një ushqim i vetëm mund të kryente shumë funksione. Patatja është një ushqim shumë i dashur për të gjithë grupmoshat, madje zor të gjesh mbi Tokë një njeri që nuk e do atë.

Patatja është jo vetëm e ushqyeshme, por edhe një burim i pasur i vitaminës C dhe B6, manganit, fosoforit dhe niacinës. Ajo përmban gjithashtu kalium dhe fibra të tretshme në ujë që ndihmojnë në uljen e tensionit. Por a e dini se mund të bëni edhe gjëra të tjera me patate? Më poshtë gjeni disa përdorime të pazakonta të patateve:

Për të pastruar enët e argjendit: Zieni patatet si zakonisht, më pas filtroni ujin dhe hidheni në një enë qelqi. Fusni enët dhe bizhuteritë e argjendit në ujin e filtruar dhe lërini aty për një orë. Në fund fërkojini me një sfungjer të butë brenda enës me ujë dhe fshijini me një napë.

Për t’u dhënë shkëlqim këpucëve: Ky truk funksionon në mënyrë të shkëlqyer për këpucët e lëkurës. Nëse ju duket sikur janë vjetëruar, provoni t’i fërkoni me një copë patateje të gjallë. Më pas fshijini dhe mund t’i lyeni nëse ju duket e arsyeshme.

Për të hequr ndryshkun: Ndryshku qe formohet në lavaman nuk është aspak i këndshëm për t’u parë. Madje shpeshherë mund të mendoni se është shenjë papastërtie. Fërkojeni njollën e ndryshkut me një copë patate dhe uthull molle. Në fund shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Për të hequr kripën e tepërt nga gjella: Jo gjithmonë arrijmë të shtojmë masën e duhur të kripës në pjatat që gatuajmë. Nëse e vini re se gjella juaj ka shumë kripë pak para servirjes, shtoni copa patatesh të pagatuara në tenxhere. Ky truk funksionon në mënyrë të shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *