Categories
Lajme

“Bënim sikur nuk njiheshim”, Harry flet për takimin e parë me Meghan

Gjatë podcastit Armchair Expert me Dax Shepard, Princi Harry foli hapur për disa çështje të rëndësishme të shëndetit të tij mendor. Mes të tjerash, ai rrëfeu gjithashtu edhe disa të pathëna në lidhje me fillimet e lidhjes së tij me Meghan Markle.

Ai kujtoi kohërat kur takoheshin fshehurazi, ndërsa mundoheshin ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre në Angli.

“Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër. Duke bërë sikur nuk njiheshim, i dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve”, tha ai. “Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshendesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje, duke i dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha”, – rrëfeu ai.

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar jashtëzakonisht që kur u transferuan në Santa Barbara, ku ata mund të jetojnë të qetë, së bashku me të birin.

“Duke jetuar këtu tani, unë në fakt mund ta ngre kokën dhe me të vërtetë ndihem ndryshe. Pesha nga shpatullat më ka rënë. Po kështu është edhe për Meghan. Unë mund të eci duke u ndjerë pak më i lirë. Mund ta marr Archie-n në pjesën e pasme të biçikletës sime. Unë kurrë nuk e kam pasur rastin ta bëj këtë gjë.”

Harry foli rreth faktit se si Meghan nuk e kishte pritur që ajo nuk do të ishte në gjendje ta jetonte jetën e saj normalisht kur të martohej me të. Ai shtoi se Meghan, tani që e njeh jetën mbretërore, thotë: “Ju nuk keni nevojë të jeni një princeshë. Ju mund të krijoni një jetë që mund të jetë më e mirë se e çdo princeshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *