Categories
Receta

Receta e ditës – Pispili me presh për një darkë ndryshe

PËRBËRËSIT: 400 g miell misri, 250 ml ujë, kripë, 4- 5 presh, 1 gotë qumësht, 2 vezë dhe thërrime djathi.

PËRGATITJA: Preshin e ziej me qumështin, pasi ftohet i hedh vezët e rrahura edhe djathin e thërrmuar. Shtroj 2/3 e brumit në tavë të lyer me vaj, shtroj mbushjen dhe pjesën tjetër të brumit. E shtyp pak me duart e lagura me ujë, vaj dhe direkt në furrë të parangrohur me 180 gradë për 50 minuta. Shija fantastike, dhe nëse e shoqëroni me pak kos akoma më e mirë.

Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *