Categories
Receta

Rizoto me karkaleca: receta e duhur dhe si ta përgatisni

Receta e ditës është rizoto e thjeshtë me karkaleca

Përbërësit: ( 4 persona), 500 g karkaleca të qëruara, 2 filxhan çaji oriz, 200 g domate të vogla qershi, djathë parmigiano, gjalp, vaj ulliri, kripë, piper, 1/2 gotë ujë verë të bardhë, 2 thelpinj hudhra, 1 L ujë, majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja: Si fillim nënnjë tenxhere shtojmë ujin të ziej dhe shtojmë dadon me perime ( ose lëng perimesh nëse ju ndodhen në shtëpi). Ndërkohë në një tigan shtoj vaj ulliri, hudhrat e prerë dhe pasi është ngrohur pak shtojmë karkalecat.

I lëmë të skuqen mirë, dhe më pas shtojmë domatet e vogla të prera në gjysëm, pak kripë dhe piper. I skuqim edhe pak domatet e në fund i shuajmë me verë të bardhë. Pasi vera ka avulluar, shtojmë orizin duke e skuqur pak dhe më pas shtojmë pjesë pjesë nga lëngu i nxehtë i perimeve.

Gjithmonë rizoto e do pjesë-pjesë ujin jo direkt, zjarri të jetë temp mesatare dhe duke i përzier gjatë përgatitjes që orizi të lëshojë amidonin dhe të bëhet kremoze dhe jo formë pilafi. Drejt fundit pasi shohim që orizi është gati kontrollojmë pak kripën, shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë parmirgiano. E trazojmë masën nga këto dy përbërësit të fundit ku e bëjnë akoma më kremoze masën. Në fund sipas dëshirës mund të shtoni majdanoz
të grirë.

Rizoto shërbehet e ngrohtë dhe e çastit! Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *