Categories
Histori

Historia e jashtëzakonshme e 13-vjeçares, vdîq por u dha jetë 8 personave të tjerë

Një vajzë 13 vjeç e cila fatkeqësisht vdîq për shkak të anèurîzmît të trurit, u dha jetë 8 njerëzve të tjerë, pasi organet e saj u dhuruan. Ky është një numër rekord dhurimi organesh sipas ekspertëve. Të dhënat e NHS Blood and Transplant tregojnë se Jemima Layzell, e cila vdîq në mars të vitit 2012 në Spitalin Mbretëror Bristol për Fëmijët, është e vetmja dhuruese e regjistruar në Britani, organet e ngurta e të cilës janë transplantuar në tetë njerëz të ndryshëm.

Zbulimi u bë pasi stafi filloi regjistrimet për donatorët që kishin ndihmuar shumicën e njerëzve. Jemima, nga Hortoni ishte një nxënëse në Shkollën Taunton. Ajo u rrëzua nga shkallët pasi ditën kur familja e saj po përgatiste një festë për 38 vjetorin e nënës së saj. Ajo vdîq katër ditë më vonë në spital.

Nga organet e dhuruara ishin zemra, zorra e hollë, pankreasi, të dy veshkat, të dy mushkëritë dhe mëlçia e saj që u nda dhe u transplantua në dy persona të ndryshëm. Ndërsa të tjerët ishin 5 fëmijë nga vende të ndryshme.

Nëna e saj, Sophy Layzell, 43 vjeçe tha: “E dinim që Jemima ishte i gatshme të bëhej dhuruese organesh, pas një bisede rreth kësaj teme disa javë para vdèkjès së saj të papritur. Biseda u nxit nga vdèkja e dikujt në një aksident dhe nevojës së tij për organe. Jemima nuk kishte dëgjuar kurrë për dhurimin e organeve por e kuptoi plotësisht rëndësinë e saj. E patëm të vështirë vendimin por e di që është dëshira e Jemimës pasi e kishte shprehur edhe më parë?.

“Nuk kishim asnjë ide se Jemima ishte personi i vetëm, organet e së cilës u transplantuan në tetë njerëz të ndryshëm derisa u njoftuam nga NHS Blood and Transplant. “Gjithkush dëshiron që fëmija i tyre të jetë i veçantë dhe unik dhe kjo ndër të tjera na bën shumë krenarë”.

Babai i Jemima, Harvey Layzell, 49 vjeç, drejtor i një firme ndërtimi, fillimisht u ndje i pasigurt për dhurimin e zemrës së saj.Layzell tha: “Menjëherë pas vdèkjès së Jemima, ne pamë një program për fëmijët që presin transplantimin e zemrès por nuk kishte donatorë. Në fillim nuk doja por u preka në zemër dhe vendosa të firmos. Jemima ishte e bukur e zgjuar, qesharake, e dhembshur dhe krijuese dhe ne ndjehemi të sigurt se do të ishte shumë krenare për jetën që u solli atyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *