Categories
Lajme

5 sekretet e femrave franceze për veshjen, ushqimin dhe sjelljen

Kurdoherë që dëgjojmë fjalën “vajzë franceze”, imagjinata shkon menjëherë tek një zonjë me një beretë të kuqe dhe një fustan të zi elegant. Por kohët po ndryshojnë dhe njerëzit gjithashtu po ndryshojnë. Kjo është arsyeja pse gratë franceze të sotme nuk duken ashtu siç janë mësuar shumë prej nesh t’i shohin ato përmes prizmit të stereotipave.

Ka disa sekrete të vogla që në heshtje çdo vajzë franceze i ka dhe dallon nga pjesa tjetër.

1- Nuk ndjekin dieta: Pavarësisht thashethemeve, jo të gjitha gratë franceze janë të dobëta dhe elegante. Por pothuajse asnjëra prej tyre nuk beson se disa kile të tepërta janë një problem i madhe dhe se ata duhet t’i heqin duke u torturuar.

2-Zgjedhin gjithnjë bizhuteritë e vjetra dhe jo ato moderne: Vajzat franceze kanë më shumë gjasa t’i japin përparësi bizhuterive që lidhen me historinë e familjes së tyre sesa diamanteve të reja. Si rregull, bizhuteritë kalojnë nga nënat tek vajzat, gjë që i jep atyrenjë kuptim të veçantë emocional.

3-Ato nuk përdorin tharëse ose produkte për flokët: Kur bëhet fjalë për flokët, gratë franceze zgjedhin natyralitetin maksimal dhe nuk kalojnë gjysmë ore çdo mëngjes në stilimin e tyre dhe mbulimin e tyre me një llak flokësh.

4- Ato nuk rregullojnë vetullat me lapsa apo produkte të tjera:Vetullat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të fytyrës, dhe forma e tyre sigurisht që duhet të jetë e hijshme. Sidoqoftë, grave franceze nuk u pëlqen të prishin formën e tyre natyrale dhe i lënë ato si janë.

5- Gratë moderne franceze nuk përdorin më bereta: Kur bëhet fjalë për beretat, ato vishen me shumë nga turistët që duan të bëjnë foto me një baguette ose një briosh. Ju do të shihni rrallë zonja vendase që mbajnë bereta. /Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *