Categories
Këshilla

Habi: Qepa e kuqe ndalon rënien e flokëve, mësoni si ta përdorni!

Qepa e kuqe përveç që është njëri nga përbërësit më të përdorur të kuzhinës, mund të jetë edhe zgjidhje për shumë probleme të flokëve. Qepa e kuqe është një depo e squfurit dhe është e pasur me veti antibakteriale.

Prandaj është përdorur për të forcuar flokët dhe për të dhënë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen për rritje të shëndetshm dhe t’u japë bukuri atyre.

Më poshtë gjeni disa nga dobitë e saj për flokun tuaj: Ndihmon në rritjen e flokëve – Përbërësi ndihmon në ruajtjen e vlerës së PH të kokës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, i cili gjithashtu ndihmon rritjen.

Ndalon rënien e flokëve – Ndotja dhe faktorët e tjerë të jashtëm bëjnë që flokët të dobësohen, duke rezultuar kështu në rënie të flokëve. Prandaj rekomandohet përdorimi i vajit të qepës së kuqe pasi është i mbushur me antioksidantë që prodhojnë enzima që kufizojnë rënien e flokëve.

Përmirëson strukturën e flokëve dhe shton shkëlqimin – Karakteristikat e qepës së kuqe janë të tilla që ndihmon në forcimin e flokëve nga rrënjët e saj, ndërsa gjithashtu ushqen dhe përmirëson strukturën e saj. Ndihmon gjithashtu në shkëlqimit e flokëve si kurrë më parë si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *