Categories
Këshilla

Helmimet nga ushqimet, metodat si ta kaloni lehtë

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.

Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sèmundjè të ndryshme.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë: Diarea, Të përzierat, Dhimbjèt e stomakutm, Të vjellat, Dehidratimi, Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me: Marramendje dhe humbje ekuilibri, Lodhje, Etje të tepërt, Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi: Pini Lëngje. Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve. Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla. Shmangni Konsumin E Medikamenteve Kundër Diaresë.

Kërkoni Ndihmë Mjekësore Nëse: E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë. Diarea vazhdon për disa ditë. Temperatura rritet mbi 38 gradë. Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit. Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *