Categories
Lajme

Kini kujdes, njerëz! Puna jashtë orari po ju shkurton jetën

Së fundmi kemi parë konferenca apo intervista për shtyp të OBSH vetëm për pandeminë apo rregullat e reja që dalin herë pas here. Tani ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për një temë tjetër siç është ajo e orëve të zgjatura të punës, të cilat rrisin stresin dhe çojnë deri në vdekje.

Në studimin e parë global të këtij lloji, rezulton se 745 mijë njerëz ndërruan jetë në vitin 2016 për shkak të goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës, të shkaktuara nga orët e gjata të punës.

Raporti zbuloi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. OBSH gjithashtu tregon që tendenca mund të përkeqësohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Studimi zbuloi se duke punuar me 55 orë ose më shumë në javë shoqërohet me një rrezik 35 % më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik me 17 % më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me një javë pune me gjithsej 35 deri në 40 orë. Studimi tregoi gjithashtu se pothuajse tre të katërtat e atyre që vdiqën si rezultat i orëve të gjata të punës ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *