Categories
Këshilla

Uji i limonit një mit për shëndetin? Ja si ndikon vërtet!

Një mrekulli piktoreske, përveç asaj shëndetësore. Një nga piktorët më të mëdhenj të natyrës së qetë, Abraham Mignon, e ka pikturuar atë në tablo të mahnitshme.

Në Napoli çdo gotë uji serviret e shoqëruar me feta limoni. Ky zakon tipik, por inteligjent i Napolit e ka zanafillën që në kohërat kur ky qytet pûshtóhej nga kólera dhe mûrtaja. Në fakt, acidi citrik i limonit është një dezinfektues i vërtetë.

Pjesa më e madhe e limonëve janë riprodhues, çka do të thotë që limonët gjenden në çdo stinë. Është në fakt fruti i vetëm i cili mund të përdoret i freskët në të gjitha stinët e vitit. Lulet e limonit të mbledhura në një buqetë përhapin aromë fantastike e çlodhëse (përdoret nga japonezët).

Përdorimi: mundësisht kudo: në çaj, kafe, (shumë i mirë kundër dhimbjes së kokës), me peshk, mish, sallatë.
Ajo që duhet kthyer në zakon është shtrydhja e dy limonave në një litër ujë dhe pirja gjatë gjithë ditës. Avantazhet janë të shumëfishta, në rradhë të parë marim lëngje dheh vitaminën C, e cila na duhet gjatë ditës.

Shumë efikase është edhe valesa me lëkurë limoni, gjerësisht e njohur si çaj kanarine, e me veti terapeutike të jashtëzakonshme (shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, lëkura limoni në ujë të nxehtë), shërben si tretës, pas darkës.

Përdorimi i lëngut të dy limonave në ditë ndikon te kolesteroli dhe trigliceridet. Flavonoidet (pigmenti i verdhë) të pranishëm në kërë agrum mbrojnë qarkullimin arteriovenoz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *